Greva e 60 kontrollorëve të ‘Alb Control’ rrezikon mos uljen e 10 avionëve gjatë mesnatës. Burimet bëjnë me dije se janë 60 persona të cilët kanë firmosur deklaratën e paaftësisë së përkohshme për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë në punë.

Burimet bëjnë me dije se punonjësit kanë marrë kërcënime të vazhdueshme, madje dhe para 20 ditëve ku pritej të zhvillohej stërvitja nga NATO, kontrollorët janë kërcënuar për ndjekje penale.

Në total ‘Alb Control’ ka 68 kontrollorë, 12 janë pjesë të administratës, 37 aktivë për mbikalimet, 18 aktivë në kullë dhe një në administratë.

Kjo është hera e parë që ndodh një grevë nga kontrollorët e ‘Alb Control’ dhe ende nuk dihen pasojat që do të ketë kjo grevë.

(R.G/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re