Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, shkruan në një postim në “Facebook” se bashkohet me dhimbjen e mijëra qytetarëve shqiptarë, që sipas saj, janë braktisur nga qeveria e Edi Ramës, duke humbur të afërmit e tyre nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale.

Sipas ish-deputetes Duma, degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e Ramës, ndrësa shton se ai përpara shëndetit të njerëzve vuri koncesionet.

Mesazhi i Dumës:

Po e shpërndaj sot këtë video për të ndarë dhimbjen dhe revolën me familjen që humbi babanë në kushte të vështira spitalore.

Ndaj dhimbjen dhe revoltën edhe me qindra e mijëra qytetarë të tjerë shqiptarë që ndihen po kaq të braktisur nga qeveria e Edi Ramës, po kaq të indinjuar dhe të dëshpëruar për humbjen e të afërmve nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale.

Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e tij. Përpara shëndetit të njerëzve, ai vuri koncesionet, me të cilët mbushin xhepat. Me këtë kryeministër kemi ngecur në vend.

Është koha ta ndryshojmë në 25 prill këtë realitet!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re