Grida Duma, kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike në Tiranë ka treguar publikisht se para zgjedhjeve ka pasur oferta nga tri banda.

E ftuar në “Open”, Duma tha se në këmbim të mbështetjes së tyre bandat u kanë kërkuar Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë. Kandidatja për deputete tha se Basha është së ai ka thënë direkt ‘Jo’, duke mos u tunduar nga ofertat.

“Kemi pasur oferta nga tri banda të ndryshme sapo unë kam shkuar në Kavajë. Na është thënë: “Do të vijmë me ju sepse pushteti është me ju. Do të bëhemi me ju, por ne duam Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë”.

Ajo që do të them unë për të disatën herë është një ‘JO’. Ajo që do të vlerësoj unë tek zoti Basha, tek ai njeri, është që kur unë i kam thënë “ka ardhur filani e fistëku, kërkon këtë e atë”.

Dhe me një tundje dore më ka thënë ‘Jo’. Dhe ne këto ua kemi dërguar edhe ndërkombëtarëve se si po veprohet dhe ç’po bëjnë. Nuk kam pasur asnjëherë tundime, as në Durrës e as në Kavajë,” – tha Duma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re