Murgesha 116-vjeçare, e cila feston nesër ditëlindjen e 117,  Lucile Randon, dhe që mban titullin “më e moshuara në Evropë”, ka fituar betejën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Randon e cila njihet edhe si “motra doajen Andre” dhe “njeriu më i moshuar i Evropës”, më 16 janar u infektua me COVID-19 në Francë.

Ajo pasi fitoi betejën me virusin u kthye në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më 11 shkurt (nesër) do të festojë ditëlindjen e 117-të.

Ndërkohë, administrata e shtëpisë së të moshuarve përgatitet t’i organizojë një aktivitet me rastin e ditëlindjes së saj me pjesëmarrjen familjes së saj dhe kryetarit të bashkisë Toulon, Hubert Falco.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re