Skip to content

Gruaja var veten, por burri nuk tregon

Një 63-vjeçar u vu nën hetim pse nuk kishte treguar për vetëvrasjen e gruas së tij.

 

Sipas Policisë së Maliqit, në datën 17 qershor gruaja e tij 61-vjeçare ka varur veten në banesë, në fshatin Kolanec.

 

Bashkëshorti i saj nuk ka njoftuar policinë dhe akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.