Komisioni i Rithemelimit të PD mesditën e sotme ka mbërritur sërish në selinë e PD, por ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm.

 

 

Belind Këlliçi një nga anëtarët e komisionit, i ka njoftuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkarkimin nga detyra dhe i ka kërkuar që të lirojë zyrën.

 

‘Letra depozitohet sot zyrtarisht në seli dhe trupës diplomatike në Shqipëri. Kuvendi Kombëtar shkarkoi Bashën, u ratifikua me referendum. Shkarkimi i Lulzim Bashës si kryetar do i njoftohet dhe ambasadorëve. Liro ambientet deri në datën 5 janar. Refuzimi i vullnetit të demokratëve do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vullnetit të saj” tha Belind Këlliçi..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re