Skip to content

Grupimi i Berishës del jashtë Kuvendit, Noka: Rama ka marrë në mbrojtje shoqatën e “bravave”, legjitim në PD është vetëm Komisioni i Themelimit

Grupimi mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha ka kundërshtuar vendimin e kryeparlamentaren Lindita Nikolla e cila “zbatoi” kërkesën e Lulzim Bashës për të përjashtuar anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nga grupi parlamentar i PD-së.

Në dalje të Kuvendit, Flamur Noka hodhi akuza në drejtim të Bashës dhe mazhorancës e cila sipas tij ka marrë peng atë që ai e quan “shoqata e bravave”. Noka theksoi se në Partinë Demokratike legjitime janë vetëm vendimet e Komisionit të Rithemelimit.

Flamur Noka:
Flamur Noka:
“PD është më e vendosur se kurrë për tu kundërvënë regjimit dhe pengut të tij. Jemi të vendosur që mund ti themi regjimit që të mos merret peng as opozita dhe asnjë demokrat. Rama ka marrë peng shoqatën e bravave që sot tregoi qartësisht se është në koalicion me regjimin. Më 23 dhjetor institucioni i vetëm legjitim i cili i ka dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit , Kuvendi ka suspenduar gjitha organet drejtuese që nga kryetari deri tek kryesia. Rolin legjitim e ka Komisioni i Rithemelimi, ka vetëm një komision që demorkatët njohin, i ka shkruar me protokoll sot i nismën shkresën kryetares së kuvendimit nuk mund të njihet asnjë komunikim me shoqatën e bravave. Cdo vendim merret pas negociatave me Komisionin e Rithemelimit. PD me mandat të kuvendit e përfaqëson vetëm Komisioni i Themelimit, kushdo që mbron shoqartën e bravave është pengmarrje. Ne flasim për demokraci dhe vullneti i saj prevalon, pengui mban vulën dhe demorkatët nuk njoninj as vulën as pengun”, tha Noka.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb