Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në pelegrinazhin që zhvillohet në Malin e Tomorrit. E shoqëruar nga të dy vajzat, Bora dhe Era, Kryemadhi ka kryer ritin e faljes tek varret e dervishëve të teqes së Abaz Aliut dhe ka dhënë edhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.

Por ajo që habiti në deklaratën e Kryemadhit, është deklarata e saj për të mos besuar në pandeminë e COVID-19, kur tha se nuk e njeh virusin.

“Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinjë dhe të gjithë popullin shqiptar që gjithë ajo mbarësi që Abaz Aliu të rikthehet dhe njëherë për t’ju sjellë shqiptarëve më shumë begati, më shumë punësim, një jetë më të qetë, dhe garanci për fëmijët. Për të ruajtur familjen që është e shenjtë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët. Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID.”, -tha Kryemadhi për mediat në dalje të teqes, duke forcuar thëniet e bëra disa muaj më parë, që shqiptarët janë imunë nga virusi, sepse pine raki dhe hanë hudhra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re