Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka ftuar mbrëmjen e sotme Astrit Patozin të rikthehet në PD, për të luftuar kundër kryeministrit Edi Rama.
Përgjigja ka qenë e menjëhershme nga Patozi, i cili tashmë ka partinë e tij “Bindja Demokratike”. Ai i tha Bylykbashit se nuk ka asnjë arsye për t’u kthyer në PD, sepse aty duhet të rrish nën sqetullën e Bashës.
Pjesë nga debati
Patozi: Kjo është një “deja vu” politike.
Bylykbashi: Ne jemi koalicion i madh kundër Ramës.
Patozi: Dhe unë kundër Ramës jam.
Bylykbashi: Nuk e di sa do ndikosh në këtë ndryshim të madh që thua, nuk besoj se ke aq forcë. Je i ftuar të na bashkohesh ne.
Patozi: Pse duhet t’ju bashkohem juve?
Bylykbashi: Mund ta provosh.
Patozi: Ju thoni hajdeni futu në sqetullën e Bashës. Nuk kam asnjë punë me ju jam kundër Edi Ramës.
Bylykbashi: Nuk po të detyroj. Vendimi është i yti jo i joni. Nuk jam këtu që të bëj debat me ju.
Patozi: Oerd nuk më impresionon. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam ndërmend që të bashkëpunoj ndonjëherë me PS-në, ndërsa zotëria që kam përballë ka pasur, bashkëpunim dhe flirte madje, kanë bërë marrëveshje të pista.
Patozi: Pse duhet të hy unë në një gjë që nuk e besoj? Astrit Patozi nuk ka bashkëpunim me të majtën,e dhe mund të kisha, nuk ka qëlluar, nuk kam ndërmend të kem. Zotëria që kam përballë ka pasur nivel të lartë bashkëqeverisje në 2017, ka pasur dhe flirte të tjera, mes të cilave marrëveshja e 5 qershorit.
Bylykbashi: Atë e mbështetën ndërkombëtarët.
Patozi: Nuk më intereson dhe ia them edhe SHBA. Ti ke nënshkruar jo me dorën tënde, por me të Lulzim Bashës, atë rol ke pasur. Ditën që nënshkrove marrëveshjen e 5 qershorit, unë ndërpreva cdo lloj komunikimi që PD mund të ndryshojë edhe 1% të konceptit. Ja çfarë bëtë ju, rrëmbyet bashkë me LSI, morët një komisioner në tavolinë dhe u larguat dhe thanë ky stan këtë ka.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
