Frazat e Iranit  për “hakmarrje” kundër SH.B.A. pas vrasjes së Gjeneralit Qassem Suleimani , rreth një vit më parë, u përsërit nga Ali Khamenei në Tëitter me postimin e një imazhi të veçantë.

Ai paraqet një lojtar golfi që i ngjan ish-Presidentit amerikan Donald Trump , me sa duket duke qenë në shënjestër të një droni, shoqëruar me frazën “hakmarrja është e pashmangshme”.

Postimi mbante tekstin e Ajatullah Ali Khamenei në dhjetor, në të cilin ai tha se “hakmarrja është e sigurt”, duke ripërtërirë betimin që kishte dhënë me rastin e përvjetorit të parë të vrasjes së komandantit të lartë ushtarak të “Gardave Revolucionare” në Irak .

“Ata që urdhëruan vrasjen e gjeneralit Suleimani, si dhe ata që e kryen atë, duhet të dënohen. “Kjo hakmarrje do të ndodhë patjetër në kohën e duhur”.

Khamenei tha më 16 dhjetor, pa përmendur emrin e Trump, i cili urdhëroi “goditjen” ndaj Suleimani.

🔻انتقام حتمی است

قاتل سلیمانی و آمر به قتل سلیمانی باید انتقامشان را پس بدهند.
اگر چه کفش پای سلیمانی هم بر سرِ قاتل او شرف دارد؛ اما بالاخره غلطی کردند، بایستی #انتقام پس بدهند؛ #هم_آمر_هم_قاتل بدانند که در هر زمان ممکن باید انتقامشان را پس بدهند.
۱۳۹۹/۰۹/۲۶ pic.twitter.com/i2DYpPSBhw

— KHAMENEI.IR‎ | سایت (@khamenei_site) January 21, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re