Analisti Shpëtim Nazarko ka shpërthyer në sharje ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano pas intervistës së këtij të fundit disa ditë më parë që solli shumë reagime nga ana e personazheve publikë.

Nazarko e ka krahasuar Nanon me një dordolec politik që sipas tij nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, dhe pse qytearët e kanë besuar duke e zgjedhur disa herë si kryeministër.

“E pashë atë dhe më erdhi ndot nga ai. Ekonomist që nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, po nuk ka shkruar një artikull të vetëm dhe ka fytyrë të na japë mend atje si një dordolec politik, e turpshme. Më erdhi ndot, vetëm se kisha tim atë sëmurë se do t’i kthehesha dhe t’i thosha o budalla ke 30 vjet, na mbahesh dhe burrë i mençur, hale.

Ku i ke ata artikuj, nuk ke shkruar një artikull, ke 30 vjet, të ka bërë 5 herë kryeministër Shqipëria, s’ke thënë një llaf, s’ke folur një llaf. Vetëm rri atje para gaxhoit, pi konjak dhe i dërdëllis popullit tënd, se ç’ishte ky e, se ç’ka ky e, se ç’bën ky. T’i vijë turp që del në televizor, që zë dhe ekranet.

E ka bërë 5 herë ky vend, ia ka shpërblyer ato 5 vjet burg me 5 herë të bërë kryeministër. S’ka thënë asnjë ide dhe vazhdon të mbajë prapë atë megalomanin. Ide ke apo jo? Po shkruaj një artikull. Shkruaj dhe budallallëk”, u shpreh i revoltuar Nazarko.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re