Vendimi për ndryshimin e hartës gjyqësore ka shkaktuar debat të fortë mes avokatëve dhe qeverise se gjyqësorit. Mbrojtësit ligjorë artikulojnë tezën se përgjysmimi i numrit të gjykatave, u mohon qytetarëve aksesin në drejtësi.

 

Por, Florian Kalaja, Gjyqtar në Apelin e Durrësit, njëkohësisht anëtar në grupin e punës për hartën e re, pohon se qasja në gjykata nuk mund të perceptohet nisur nga një institucion fizik.

 

FLORIAN KALAJA

GJYQTAR I APELIT, DURRES

 

Qëllimi nuk është që individi të ketë akses në godinë, nuk mund të konceptohet kështu aksesi në drejtësi. Por, individi do të duhet të ketë mundësi për të marrë shërbimin që ofron gjykata në një shtet të së drejtës. Psh, në arkivën e gjykatës, sepse arkiva ndodhet aty, qoftë për të tërhequr një vendim, qoftë për të dorëzuar një memorie apo kërkesë. Kjo do të përpunohet nga një staf që do të jetë funksional, në secilën prej gjykatave do të ketë zyra të pritjes së invidividëve.

 

Sa i takon kapaciteteve akomoduese në Apelin e Tiranës, ky institucion sipas gjyqtarit Kalaja, i përmbush nevojat për akomodimin e gjyqtarëve të Apelit.

 

Është marrë mendimi i gjykatës së Apelit Tiranë për aftësinë dhe kapacitetet që ka për të pritur trupat gjyqësore që pritet të vijnë nëse bëhet realitet harta gjyqësore. Është vlerësuar që është e mundur me godinën që ka sot Tirana të presë trupën gjyqësore të unifikuar të gjyqtarëve të gjykatave të Apelit në të gjithë Shqipërinë.

 

Riorganizimi i numrit të gjykatave të Apelit, sipas gjyqtarit, nuk do të thotë se në Shqipëri do funksionojë një apel i vetëm, pasi do të jenë edhe dy të tjera me juridiksion të posaçëm, gjykata kundër krimit të organizuar dhe gjykata administrative e apelit.

Por, si ndikon harta e re në dhënien e drejtësisë pa zvarritje?

 

 

Tashmë akumulimi apo unifikimi i gjykatave të Apelit ndër të tjera do të mundësojë që burimet njerëzore, magjistratët të organizohen në atë mënyrë që të mos bëhet problem i 3 institucioneve, por të zgjidhet nga një procedurë administrative . Sikurse mund të perceptohet teorikisht që do të shtohen kostot, do duhet te shikohet që funksionalisht dhe praktikisht ka kosto të tëra që do të eliminohen përmes kësaj mënyre sesi është propozuar nga KLGJ për t’u miratuar nga Këshilli i ministrave.

 

Ngërçi i fundit në drejtësi, shkaktuar nga bojkoti i avokatëve nuk duhet te përbëje një lajm të ri për gjyqtarin.

 

Kur shoh gjithë këtë reagim që do të suprimohen gjykatat e Apelit që kanë një numër organik më pak sesa parashikon ligji me 10 gjyqtarë, kjo është një protestë që do të duhet të ishte bërë në vitin 2016, jo në vitin 2022.

 

Aktualisht 6 gjykatat e Apelit në Shqipëri janë të mbytura nga dosjet, me një numër prej 28 mijë të tillash që presin për tu shqyrtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re