Administratori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Krujë, Ledion Cela ka mohuar në mënyrë kategorike që të kishte mungesë sigurie në depot e ujit ku për pasojë në këtë qytet janë helmuar mbi 300 qytetarë.

Cela refuzoi të flasë përballë kamerave, pasi ndodhet në pritje të përgjigjeve të analizave nga ISHP për mostrat e ujit.

“Depo është e sigurt, s’ka lidhje fare me sigurinë e depos së ujit. Bashkia pret informacion nga ne, kurse ne presim informacion nga ISHP-ja për analizat e ujit dhe të japin informacion të detajuar”, tha Cela.

Aktualisht hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e helmimeve masive në qytet ndërsa bëhet me dije se dyshimet paraprake janë ato që hedhin hipotezën se ky helmim mund të ketë ardhur si pasojë e bashkimit të ujërave të zeza me ujin e pijshëm.

Helmimi i qytetarëve në zonën e Krujës nga uji i pijshëm, ka bërë që të nisin hetime të posaçme nga prokuroria. Por lidhur me këtë situatë, “Fax News” raporton se në zonë nuk ka asnjë roje dhe qasja në depo mund të jetë shumë e lehtë. Kështu që nuk ka asnjë lloj faktori që mund të garantojë se uji i pijshëm mund të jetë i sigurit për t’u konsumuar. Pranë depos së ujit në një terren kodrinor nuk ka asgjë tjetër veçse një shtëpie të banuar dhe një stallë bagëtish pranë saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re