Skip to content

“Hemoragji” tek Tirana, largohen disa lojtarë

Edhe pse ende nuk është hapur merkatoja e verës largimet kanë filluar në superligën shqiptare.

Agustin Torassa dhe elton kale nuk do të jenë pjesë e skuadrës bardheblu sezonin e ardhshëm.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se shkak për këtë divorc është bërë kërkesa që  klubi kryeqytetas i ka paraqitur lojtarëve. Duke qenë se objektivat nuk u arritën drejtuesit bardheblu  kanë menduar përgjysmim e pagave të  futbollistëve, gjë që është mohuar kategorikisht nga dy lojtarët amerikano-latin.

Argjentinasi Torassa  publikoi në faqen  e tij personale,  se do të jetë gjithmonë një tifoz bardheblu ndërsa theksoi se nuk dëshironte të largohej nga klubi në këtë mënyrë.