Skip to content

Hodhi në ‘kosh’ mundin e skuadrës duke prekur topin me dorë, De Ligt merr përgjegjësinë mbi humbjen e Holandës: Mbase duhet të kisha…

Siç u pa nga rezultati i sotshëm, kompeticioni ‘Euro 2020’ për Holandën merr fund që në fazën e 1/8-ave. Ndonëse shorti ishte treguar bujar, “tulipanët” nuk ia dolën ta shfrytëzojnë dhe humbën në mënyrë të befasishme 0-2 ndaj Republikës Çeke në “Ferenc Puskas” të Budapestit, duke mbyllur aventurën Euro 2020.

Minuta e 52-të ishte vendimtare për fatin e takimit me Mathijs De Ligt preku topin me dorë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Pas përfundimit të ndeshjes mbrojtësi i Juventusit foli pas këtij eliminimi zhgënjyer për “NOS TV”, duke pranuar fajin.

“Sigurisht, që ndihem keq. Ne praktikisht e humbëm ndeshjen për shkak të asaj që unë bëra në prapavijë. Unë duhet të kisha larguar topin. Mendova se kishim ndeshjen nën kontroll. Kishim pak raste, veçanërisht në pjesën e parë. Unë madje nuk kisha ndjesinë që ata krijuan shumë raste. Por kartoni i kuq natyrisht, bëri ndryshimin”, u shpreh De Ligt.

/faxweb