Holanda ka mundur me rezultatin 2-0 Austrinë duke kaluar në fazën me eleminim direkt të Euro2020.

Topin në rrjetë për 1-0 e dërgoi sulmuesi i ardhshëm i Barcelonës, Memphis Depay, nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Goli tjetër për Holandën erdhi në pjesën e dytë, Denzel Dumfries ishte ai që shënoi për 2-0 pas një kundërsulmi në minutën e 67-të.

Holanda ka shkuar tani në kuotën e 6 pikëve në Grupin C dhe ka prerë biletën për në fazën tjetër të Euro 2020, së bashku me Italinë dhe Belgjikën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re