Skip to content

Hoteli ishte kthyer në fabrikë marijune, i vihen prangat shqiptarit. Kapen plot 2000 bimë narkotike

Një zbulim i policisë në Tiburtin të Italisë, ka  arritur të gjejë dhomat  nëntokësore  të  një hoteli që ishin shndërruar në një serë të vërtetë marijuane.

Një shtetas shqiptar, 30 vjeç, u vendos në  pranga pasi ndodhej brenda dhomave teknike të hotelit, të shndërruara në një sërë për kultivimin dhe prodhimin indistrual të marihuanës.

Policia arriti të sekuestronte rreth  2 mijë bimë, gati për tharje, ose rreth 87 kg të lëndës narkotike.

Nga një kontroll në ambientet, përmes një hyrje dytësore që nuk identifikohej lehtë, policët arritën të gjenin një serë autentike për kultivimin intensiv të bimëve të marihuanës, të pajisur me një sistem ventilimi, dhoma tharjeje dhe vende për depozitimin dhe ruajtjen e lëndës narkotike.

(H.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb