Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu është bashkuar reagimeve për vdekjen e deputetit shqiptar, Bashkim Fino.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Haradinaj thekson se Fino mori detyrën në një situatë më kritike të vendit, ku u bë kryeministër në vitin 1997.

Postimi i Haradinaj:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit shqiptar Bashkim Fino.

Ai mori detyrën në situatën më kritike që kishte shteti modern shqiptar dhe e kreu me nderë e atdhedashuri, deri në rikthimin e normalitetit.

Me këtë rast ngushëlloj familjen Fino, kolegët e bashkëpunëtorët si dhe mbarë kombin shqiptar.

Bashkimi, u prehtë në paqe!

RH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re