Pas më shumë se pesë ditë kërkime, në orët e vona të se dielës është gjendur trupi i pa jetë i minatorit, Muharrem Plaku.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e 15 shtatorit në galerinë e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”, që operon në zonën e parë krom-mbajtëse të Bulqizës. mbeti i bllokuar në minierë pas shembjes së një masivi shkëmbor mesditën e të mërkurës së 15 shtatorit.

Prej asaj dite dhe në vazhdim, minatorë të galerisë ku ndodhi aksidenti, dhjetëra të tjerë nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM, punuan për të gjetur teknikun.

Kjo është hera e parë që në galeritë e Bulqizës, procesi për nxjerrjen e minatorit që humbi jetën zgjat kaq gjatë në kohë.

minatori

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re