Skip to content

Humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, shpërthejnë familjarët e të riut: Duam trupin pa ia bërë autopsinë, edhe po të ketë fakte ky shtet nuk tregon se…

Një 25 vjeçar, pjesë e  komunitetit rom, i identifikuar si Amarildo Basi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke gjetur vdekjen e menjëhershme pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës dhe ambulanca nuk ka mundur dot të shkojë në vendngjarje për shkak të bllo.kimit të rrugës si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Edhe pse ka kaluar rreth 1 orë nga ngjarja e rëndë, trupi i viktimës gjendet ende në afërsi të një kabine elektrike i shtrirë përtokë. Në vendngjarje kanë mbërritur të cilët kërkojnë të marrin trupin pa iu kryer autopsia, pasi sipas tyre nëse nuk ka fraktura dihet që i riu ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Madje familjarët shfaqen mosbesues dhe ndaj instancave shtetërore, kur pohojnë se edhe po të ketë fakte se dikush e ka gënjyer se në kabinë nuk ka rrymë elektrike, shteti nuk do të tregojë.

“Kërkojmë që ta sjellim në shtëpi. Atij korrenti i ka ra, s’ka as fraktura asgjë. Edhe po të ketë fakte ky shtet nuk tregon kush e ka futur aty. Ose ndonjë nga fshati këtu që i ka thënë nuk ka korrent dhe është futur. Duhet ta sjellin në shtëpi pa i bërë autopsinë. Unë e dua çunin te shpia pa i bërë ekspertizën fare. Çfarë shteti është ky, vdes djali i ri me tre fëmijë. Ka qenë ndonjë shok që e ka hipur jashtë”, shprehen familjarët e viktimës.

/faxweb