Skip to content

Humbja me Napolin i prish ëndrrën skudeto, mbrojtësit të Milanit nuk i del inati me arbitrin, ja reagimi i tij pas ndeshjes

Pjesa e dytë e ndeshjes Milan-Napoli u karakterizua nga momente nervozizmi, me rezultatin që përfundoi 1-0 për miqtë.

Protagonist në dy situata ishte mbrojtësi i kuqezinjëve, Theo Hernandez që fillimisht kërkoi nga gjyqtari një penallti (e cila më pas u vlerësua nga VAR dhe nuk u akordua një gjë e tillë).

Më pas ai kishte një duel me sulmuesin e Napolit,Victor Osimhen, me pankinën e napolitanëve që kërkuan karton të kuq. Në fund të ndeshjes, francezit nuk i pëlqyen vendimet e gjyqtarit dhe çfarë bëri ai? Ai zgjodhi të shfryhej në rrjetet sociale.

Hernandez publikoi disa story në Instagram, por nuk zgjatën shumë pasi u fshinë shumë shpejt. Lojtari vendosi disa emoji mbi foton e gjyqtarit Pasqua. Natyrisht që një reagim i tillë do të ketë pasoja për lojtarin që mund të dënohet nga Komisioni Etikës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb