“Humus” është premiera e baletit që do të ngjitet në skenën e teatrit kombëtar të Operës dhe Baletit. Vepra vjen nën drejtimin e koreografit të ri Julind Dervishi. Shfaqja frymëzohet nga natyra dhe është një ndërthurje mes klasikes dhe modernes.

JULIND DERVISHIKOREOGRAF“Humus është një balet i frymëzuar rreth natyrës, për dashurinë dhe të mirat që na sjell natyra dhe për gjërat e këqija që ne i bëjmë. Ideja ishte që mos të bëja vetëm një balet duke marrë disa lëvizje dhe ti lidhesh bashkë por, të jepja një mesazh dhe të sensibilizoja njerëzit.”

Për balerinët kjo është një shfaqje e ndërlikuar nga ana teknike.

DION GJINIKABALERIN“Në këtë shfqe do të luajn trupa që janë edhe solistë të parë, edhe solistë të dytë dhe gjithashtu dhe trupa. Janë pjesë të ndryshme të marra së bashku. Ky është një balet që nga ana teknike është i vështirë, ka probleme sidomos më pjesën e frymarrjes ku balerinët duhet të jenë krejtësisht të përgatitur.”

Drejtuesja e Teatrit të Operës dhe Baletit shprehet optimiste që në 65-vjetorin e krijimit të institucionit “Humus” po i shtohet këtij repertori.

ZANA ÇELADREJTORESHE E TKOB“Humus do të jetë një nga veprat që jo vetëm do ta pasurojnë repertorin e viteve të fundit të TKOB, por do mbetet në krijimtarinë e mirë të, madhje ndoshta, nuk duhet të jem shumë optimiste përpara se ju dhe publiku ta ndjek, por do jetë pjesë e krijimtarive më të mira të Teatrit të Operas dhe Baletit.”

Kjo premierë do të shfaqet për publikun në datat 5 dhe 6 nëntor, në orën 19:00.