Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Hungarisë dhe Shqipërisë në “Puskas Arena”, takim I vlefshëm për grupin I, të eleminatore për kupën e Botës “Katar 2022”.

Një duel i ekuilibruar, ndoshta me Shqiperinë dicka më mirë. Impenjim i lartë nga kuqezinjte, dëshirë për tiu afruar zonës kundërshtare, por pak ide në fazën ofensive dhe gabime në pasimin e fundit. Të vetmet kërcënime përpiqet ti japin lojtarët e krahut, dhe sidomos Hysaj dhe Bare nga e djathta.

Në tërësi asnjë rast i mirë për shënim në të dyja portat. Megjithatë një pjesë e parë e cla konfirmoi së shqiperia I ka të gjitha shanset tia dalë mbanë në këtë transfertë.

Dy lajme gjithsesi të këqija për Shqiperinë në 45 minutat e para.

Përplasja në zonë mes Berishës, Ismajlit dhe Gjimshitit ka bërëf që ky I fundit të dëmtohet në dorë dhe të zëvëndësohet nga Veseli ndërsa Cekici mori karton të verdhe dhe nuk do të jetë kundër Polonisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re