Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë statusin e ambasadores së ShBA Yuri Kim në Tëitter duke shtuar disa vargje nga poeti i njohur amerikan, Henry Longfellow. Në vargjet e cituara, Meta thotë se poeti përshkruan hyrjen fitimtare të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë.

“Poeti amerikan, shumë i dashur për mua, Henry Longfellow, përshkruan hyrjen fitimtare të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë me këto vargje: “The city Croia called, The city moated and walled, The city where he was born, – And above it the morning star”, shkruan Meta.

Ndërsa shkrimi i ambasadores Kim ishte: “Qëndroftë Kruja për një mijë vjet! Qëndroftë Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe Flamuri i Shqipërisë, miqësia mes tyre qoftë edhe më gjatë!”(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re