Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri të qartë sesi do të vihet në zbatim marrëveshja e arritur me shtetin britanik për të burgosurit që po vuajnë dënimin në Angli.

Manja siguroi se shteti ynë nuk do të ketë asnjë kosto ekstra për të dënuarit, pasi ato do të mbulohen nga Mbretëria e Bashkuar, por qëllimi i transferimit të tyre bëhet vetëm mbi bazën e parimit të humanizmit, në mënyrë që të burgosurit të kenë mundësi për të takuar familjarët e tyre.

 

ULSI MANJAMINISTËR I DREJTËSISË

 

Janë qytetarë shqiptarë dhe ne kemi detyrë që ta vuajnë dënimin në vendin e tyre për të takuar fëmijët e familjarët e tyre. Marrëveshja nuk krijon asnjë kosto për buxhetin e shtetit dhe Drejtorinë e Burgjeve se të gjitha do të paguhen nga pala britanike për çdo ditë të qëndrimit në burg në Shqipëri. Marrëveshja parashikon fuqizim në kapacitet dhe sistemin e burgjeve.

 

Afati ligjor i marrëveshjes, thotë Manja, është 2 vjet dhe kriter për transferimin e të dënuarve është dakordësia e tyre.

 

ULSI MANJAMINISTËR I DREJTËSISË

Marrëveshja parashikon në kohëzgjatje 2-vjeçare. Sa i takon numrit të shtetasve shqiptarë që do të vuajnë dënimin në Shqipëri do të nisemi nga kapacitetet që kemi në burgjet tona. Nuk ka një numër fiks. Se nuk kemi vetëm me Britaninë marrëveshje, por Britania ka marrë përsipër kostot dhe shtimin e kapaciteteve tona. Çdo i dënuar jep pëlqimin para transferimit sipas konventës dhe marrëveshjes. Nëse nuk jep pëlqimin nuk përfshihet në listën e personave të dënuar. Nuk jam për të dhënë shifra dhe anekset financiare të marrëveshjes.

 

Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe të Uells-it, që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë, do të kthehen në atdhe në dy vitet e ardhshme, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re