Faxweb.al mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një punonjësi të Policisë, Rexhep Xhepit, në seksionin e antiterrorit iu dogj mjeti që kishte parkuar në derën e banesës së tij.

Mësohet se për ngjarjen është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar, ndërkohë që burimet saktësojnë që po hetohet mbi dosjet që ka pasir në ngarkim Xhepi. Të gjitha pistat e deritanishme të

Policia ka marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes ndërkohë po kqyren kamerat në të gjitha hyrjet e daljet në qytet si dhe të bizneseve pranë banesës së tij. Petrit Xhepi dhe bashkëshortja e tij janë oficerë policie,  të dy punonjnë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.

Në ndihmë të zbardhjes së hetimit janë oficerë të specializuar të antiterrorit dhe krimeve ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e paralajmërimit për shkak të detyrës që dy bashkëshortët mbajnë në polici.

Burimet thanë mëngjesin e sotëm, se pranë shtëpisë së Xhepit është pikasur duke lëvizur një person me kapuç, por mbetet për t’u konfirmuar nëse është autori i mundshëm i djegies së mjetit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re