Një polic ushtarak ka marrë pjesë në ngjarjen e sotme pranë gjimnazit “A.Z Çajupi” në Tiranë.

Burime të “Fax Neës” bëjnë me dije se njëri nga mësuesit e përfshirë në konflikt ka njoftuar ushtarakun Cim Qefalia i cili mësohet të jetë i afërmi i një prej mësuesve që u përfshinë në një sherr ku u përdorën mjete të forta dhe u qëllua në ajër me armë zjarri.

Cim Qefalia është shoqëruar në komisariat për verifikime së bashku me një person tjetër, ndërsa policia po shqyrton pamjet dhe dëshmitë për zbardhjen e ngjarjes. Mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë dhe për këtë grupi i hetimit po verifikon secilin person nëse ka ndërhyrë për të ndarë sherrin apo ka qenë pjesë e tij.

Konflikti mes disa personave, ka nisur fillimisht në ambientet e një lokali dhe më pas ka vijuar në rrugë. Në Gjimnazin “‘Çajupi” bëhet mësim me turne, ku pasdite zhvillojnë mësim edhe nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re