Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi ka sqaruar të vërtetën në lidhje me foton me maskë oksigjeni që shpërndau një ditë më parë, duke shkaktuar frikë te tifozët e tij.

Argjentinasi shpjegon se maska është pjesë e terapisë së tij për t’u rikuperuar më shpejt nga dëmtimi që ka pësuar.

“Për të gjithë ata që më pyetën, është një dhomë hiperbarike, që unë kam në shtëpi, dhe përdoret për të parandaluar dëmtimet e për të ndihmuar në rikuperimin më të shpejtë nga ndeshjet, seancat stërvitore, etj. Në të, oksigjeni i pastër merret me presion tri herë më të lartë sesa presioni atmosferik”, – shpjegoi  Icardi.

Ai njoftoi më pas nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen tjetër të PSG, të shtunën ndaj Dijon, në kuadër të javës së 27-të të Ligue 1: “Nesër nuk do të jem në lojë për shkak të një problemi në aparatin tretës”.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re