Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër pasi akuzohet se ka djegur ish-gruan me acid në fytyrë.

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 58-vjeçari Agim Kaleci i cili i ka shkaktuar dëmtime në fytyrë ish-gruas.

“I hodhi lëndë djegëse (acid) në fytyrë ish-bashkëshortes, vihet në pranga 58-vjeçari. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re