Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi:

Ishte deklarate me gënjeshtërta. Nuk kam folur kurrë për LSI-në as anglisht, as shqip. Nuk kam qenë kurrë në zyrën e ambasadores amerikane, për të folur për LSI-në. Nuk kam thënë kurrë që do jem ministër i brendshëm, dhe nuk e kam pasur objektiv, të tjerë kanë qenë ata. Sipas LSI-së ministrja e Brendshme duhet të ishte grua. Zonja Kryemadhi ka qenë ajo që ende pa marrë pushtetin, kishte informuar këdo nga Shkodra në Sarandë që zonja Kryemadhi do ishte ministre e Brendshme.

Nuk ka pasur asnjë përballje me mua znj. Kryemadhi për cështje bandash, se nuk ngatërrohet Gazment Bardhi me banda. E informova për situatën se ishte drejtuese e qarkut të Elbasanit. Ka qenë vetëm gjysëm dite në qarkun e Elbasanit. Nuk ka qenë në asnjë takim në Elbasan, në katër muaj nuk ka ardhur fare në Elbasan. E kam informuar që LSI-ja e ka shumë të vështirë të marrë mandat. Ajo më tha se i kemi të sigurt 3 mandate, i dilte se PD-ja do merrte dy, dhe se unë duhet të angazhohesha për mandatin e tretë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re