Disa anakonda gjigande janë fotografuar në ujërt e lumit Mato Grosso do Sul, në Brazil. Fotografët e njohur të apasionuar pas botës së egër kanë fotografuar anakondat gjigande që deri më tani i kishim parë vetëm në filma.

Sipas biologut Daniel De Granville, autor i imazheve , i cili punon në këtë aktivitet për t’i shërbyer një publiku specifik, gjithashtu synimi i tij është të sigurojë që anakondat të mos ndihen të kërcënuara. Fotografitë që janë ribotuar në rrjetet sociale muajt e fundit, janë bërë virale në internet.

“E bëj shumë të qartë për fotografët, që këtu nuk duhet afruar shumë me anakondat, aq më pak t’i prekësh ato, edhe për shkak të legjislacionit tonë. Nëse kafsha ndihet e pakëndshme, ekspedita përfundon në atë moment”, shpjegoi ai.

Fotografitë që tregojnë kaq shumë detaje të këtyre kafshëve, gjithashtu ndihmojnë në përparimin e kërkimit shkencor. Sipas biologut, ekspeditat bëhen në dimër, sepse është periudha e çiftëzimit dhe ato gjenden më lehtë: “Për shkak të temperaturave të ulëta, në atë kohë, netët janë të ftohta dhe gjatë ditës, anakondat zakonisht dalin të bëjnë banjo dielli në mëngjes dhe kjo është koha kur bëhet më e lehtë për t’i parë ato”, shpjegoi ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re