Edhe pse nuk arriti të shënonte, ylli i “albicelestëve” Lionel Messi, ishte ai që shkëlqeu në ndeshjen ndaj Paraguajit për “Copa America”, e cila përfundoi 1-0 për Argjentinën. E vështirë t’i komentosh veprimet e tij. Angel Cardozo Lucena dhe Santiago Arzamendia “u turpëruan” nga ylli argjentinas në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Janë driblime fantastike, që vetëm një jashtëtokësor Leo Messi mund t’i realizojë. Ato u ekzekutuan në “Estadio Nacional de Brasilia” të boshatisur për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Por gjithsesi, nuk mundën t’i shpëtojnë kamerave televizive, rregjistrime që tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale.

#LionelMessi left them for dead 🤯#ARGPAR #CopaAmericapic.twitter.com/dGVbc40hEX

— Alee 🇵🇸 (@TheMuhammadAli_) June 22, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re