Ulja e temperaturave dhe afrimi i stinës së dimrit rrit kërkesën për sigurimin e lëndës drusore për familjet kuksiane. Sigurimi i lëndës drusore për banorët e Kukësit është kthyer në një sfidë më vete. Mungon tregu, nuk ka një vend të përcaktuar për shitjen e lëndës drusore, por as firma të liçensuara për tregtimin e tyre.

Banorët detyrohen që me forma të tjera të bëjnë të mundur sigurimin e druve, ndonëse me kosto të lartë. Ata shprehen se krahas shmangjes së organeve ligjzbatuese ndeshen edhe me çmime të larta.

‘Ngrohemi me dru, energjia është shtrenjtë, ka ndërprerje’, shprehet një qytetar, që jeton në zonat malore.

‘Ku me i siguru se nuk ka dru, do ngrohemi me korent, energjia do rritet ne do varfërohemi më tej. I kemi marrë drutë si hajdutë me thasë. Zoti e bëftë mirë, ishalla nuk bie borë e madhe’, shprehet një qytetar.

Në Kukës pjesa më e madhe e familjeve e sigurojnë ngrohjen me lëndë drusore, pasi çmimi i energjisë është i papërballueshëm. Kukësi bënë pjesë në zonat malore, çfarë shoqërohet me dimër të ftohtë e temperatura të ulta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re