TIRANE- Një 84-vjeçar nga Tirana ka denoncuar në polici nusen e djalit, pasi e akuzon për dhune.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet D.K, ka marrë urdhër mbrojtje pasi pretendon se nusja e djalit, shtetasja me inicialet A.K., e kishte dhunuar psikologjikisht.

Njoftimi i policisë:Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin D.K, vjeç 84, pasi në banesë, nusja e djalit A.K, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re