Skip to content

“I prishëm dashurinë me Lulin”, Rama pa konsensus me Opozitën Parlamentare

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë me dije se opozita parlamentare nuk ka për të votuar marrëveshjen për Reformën Zgjedhore pa Listat e Hapura. Murrizi tha se opozita parlamentare do vendosë kushte dhe sanksione ndërkohë do të ketë një radikalizim për kërkesën për ndryshim sistemi.

Ai bëri të qartë pas mbledhjes prej 90 minutash në Kryesinë e Kuvendit me Ramën se javën që vjen propozimi për ndryshim sistemi do të shkojë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

“Boj kot. Patjetër do të radikalizohet. Arritëm kërkesën e parë që të vinte Rama këtu, se kishte hall të bënte dashurinë me Lulin. Ne do rifillojmë në Komision të Reformës Zgjedhore dhe do vendosim kushte dhe sanksione. Raporti i Komisionit do vijë në parlament. Nuk do e votojmë nëse nuk futen aspiratat dhe propozimet”- tha Murrizi.

“Duke u nisur nga orari, erdhi në të njëjtën orë që takoi më 17 maj Lulzim Bashën, por nuk zgjati aq shumë, pasi ne nuk jemi deputetë apo pjesë në tavolinë ku mund të gënjehemi duke ngrënë pica deri në 12 të natës. Ta harrojë që mund të kalojë një sistem zgjedhor me vota të trafikuara në parlament. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. Ne do t’i institucionalizojmë kërkesat tona në komisionin e reformës zgjedhore. Trafikimi nuk është vetëm aset i kryeministrit Rama, por është bërë aset edhe i partive të tjera pjesëmarrëse në Këshillin Politik”, u shpreh Murrizi pas takimit.

/shqip