Një ditë pas vizitës të kryetarit të opozitës Lulzim Basha në Kavajë, policia ka proceduar 24 persona, nën akuzën e “organizim të tubimit të paligjshëm” dhe “bllokim të lëvizjes së mjeteve”.

Kreu i PD Lulzim Basha u prit dje në Kavajë nga qindra persona dhe nuk mungoi habia e tij për praninë e tyre, të cilët ”u detyrua” që ti përshëndeste nga makina e tij.

Kreu i PD u bëri thirrje disa herë për respektimin e distancës dhe vendosjen e maskave, por duket se qytetarët nuk u bindën dhe vazhduan për disa minuta me thirrjet “Rama ik”.

Sipas Policisë në tubim ishin mbledhur 150-200 persona, gjë që bie ndesh me rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik, për kufizimin e përhapjes së Covid 19.

Megjithatë për PD nuk ka pasur gjobë, ndërkohë që Policia e Shtetit bëri dje thirrje që të gjitha subjektet politike të tregohen bashkëpunuese:

Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik. Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme.

Video/ Basha e bën miting në Kavajë, hipën mbi makinë dhe përshëndet qindra qytetarë, pastaj vë maskën…

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re