Skip to content

I riu në Tiranë tenton të vetëdigjet me benzinë

Një 29-vjeçar me iniciale A.M. në Tiranë ka tentuar të vetëdigjet paraditen e sotme.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur tek ish-Nisharaku, ku i riu në kushte rënduara psikologjike është përpjekur t’i vënë flakën vetes me benzinë.

“Rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.