Ndërkohë që të gjithë festonin fitoren e Italisë në Kampionatin Evropian të futbollit, një i ri shqiptar është arrestuar nga policia.

Sipas mediave italiane, gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që festohej për triumfin e ‘axurrëve’ përballë Anglisë. Ndërsa një shqiptar i nervozuar qëlloi me gurë makinën e policisë në Bolonja.

Ende nuk dihen shkaqet, por raportohet se shqiptari ka kundërshtuar policinë për disa minuta, derisa u bë arrestimi i tij.

Po sipas mediave, shqiptari që fyeu dhe ofendoi policët rezulton se më parë ka qenë i skeduar për grabitje dhe plagosje, ndërsa tani do të përballet me akuza të tjera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re