Një 26-vjeçar u arrestua këtë të diel nga Policia e Tiranës, i akuzuar se ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

 

Gjatë momentit të prangosjes, ai iu prezantua uniformave blu si punonjës policie.

 

Efektivët i kontrolluan çantën e dorës që kishte me vete i riu, brenda së cilës gjetën dhe sekuestruan sende me vlerë, të dyshuara si të vjedhura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re