BISEDA E PLOTË:

Ylli Rakipi: Keni kontaktuar sot me Adriatik Llallën, çfarë biseduat?

Anduena Llabani: Duke mos dashur që të jem konspirative, jam mbështetur tek deklaratat publike. I shkrova sot. Pata mirëkuptimin e tij dhe iu përgjigj pyetjeve. Nuk më tregoi vendin, u tregua indiferent ndaj qëndrimeve të gazetarëve. Deklaroi që jam indiferent, i kam injoruar deklaratat.

Ylli Rakipi: Do të kërkojë strehim politik?

Anduena Llabani: E pyeta për shëndetin, nuk ka pranuar që të deklarojë vendndodhjen e tij. As nëse do të jetë azilant politik. As të komentojë vendimin ndaj tij nga Apeli. Ka qenë deri diku diskret por ka lënë të kuptohet se beteja ligjore nuk ka përfunduar akoma.

Ylli Rakipi: Si ishte gjendja e tij?

Anduena Llabani: Avokati i tij ka dorëzuar…

Ylli Rakipi: Ku dyshoni se do të kërkojë azil politik?

Anduena Llabani: Do të vendosë dokumentacionin për të provuar se është një ish-zyrtar i lartë i vënë në presion nga ndërkomëbëtarët. Do të kërkohet një vend të BE, ku nuk ka kontraktë ekstadimi. Ka qenë 5 vite prokuror i përgjithshëm.

Ylli Rakipi: Nuk e pyetët, se mund të ketë edhe përgjimet e veta…akuza që ai bën tani është se zoti Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës dhe mbylljen e çështjes së Bankers.

Anduena Llabani: Unë e pyeta, por edhe pyetjet tona kanë një lloj mase. Jam treguar e kujdesshme. Në radhë të parë jemi njerëz.

Ylli Rakipi: Ndodh që gjykatat tona të të bëjnë edhe gjëmën po iu shkel syri nga ndërkombëtarët.

Anduena Llabani: Nëse e sigurtë që nëse kërkon azil, Llalla nuk është treguar aq naiv saqë mos të ketë përgatitur dosjen e tij. Mendoj që Llalla i ka dy plane, një A, një B, madje dhe një C. Nuk do të habiteshim që avokati i tij të mos lobonte dhe për një dorëzim. Do të shohim deri ku do të prekë me dokumentet që ka. Kemi të bëjmë me një njeri që ka pasur dosje të forta në duar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re