Policia në Kukës ka arrestuar një 48 vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Konkretisht, forcat blu bën të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale B.S., 48-vjeç  banues në Kosovë, i cili gjatë verifikimit të të dhënave në sistem në pikën doganore të Morinës rezultoi në kërkim ndërkombëtar për veprën “Vjedhja me dhunë”.

Organet e drejtësisë në Austri kanë lëshuar një urdhër arresti për 48-vjeçarin nga Kosova, i cili ka kryer veprën penale të vjedhjes në këtë shtet.

Materialet e marra nga autoritet policore i kanë kaluar Prokurorisë së Kuësit për veprime të mëtejshme ndërsa në bashkëpunim me Interpol Tiranën, pas ndalimi të kosovarit policia Kufitare në Morinë po vijon me  procedurat për të mundësuar ekstradimin e 48-vjeçarit drejt shtetit austriak.

Njoftimi i plotë:

Kukës / Policia kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Policinë Kufitare Morinë, me qëllim ekstradimin në shtetin austriak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë dhe me Interpol Tiranën, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë arrestimin provizor të shtetasit B. S., 48 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinë, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re