Bora Muzhaqi as vetë nuk i ka lexuar kompetencat që i takojnë ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët pasi ditën e sotme nuk denjoi të jepte asnjë deklaratë lidhur me vrasjen e vogëlushit 8 vjeçar në Fier.

Muzhaqi iu drejtua gazetarëve të cilët sipas saj nuk i dinë kompetencat e kësaj ministrie por në realitet është e kundërta, pasi ja çfarë shkruhet në faqen zyratre të kryeministrisë për ministrinë që ajo drejton.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, harton, zhvillon dhe monitoron politikat për:

a) mbrojtjen e fëmijës, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor e institucional, në zbatim të Kushtetutës, të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës, të akteve ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë, si dhe të legjislacionit në fuqi;
b) parashikimin e parimeve bazë ku mbështeten politikat kombëtare për të drejtat e fëmijës, mekanizmat efikasë, si dhe autoritetet përgjegjëse në nivel qendror e vendor dhe kompetencat e tyre në fushën e të drejtave dhe të mbrojtjes së fëmijës;
c) sigurimin e mirëqenies dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijës, duke promovuar e mundësuar zhvillimin e tyre në shoqëri, ndihmën dhe përkujdesjen efektive për fëmijën;
ç) marrjen e masave për t’i siguruar fëmijës ushtrimin e të drejtave, në përputhje me zhvillimin e personalitetit, bazuar në interesin më të lartë të tij;
d) marrjen e masave për të siguruar jetesën dhe zhvillimin e fëmijës;
dh) sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe autoriteteve qendrore e vendore, si dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës;
e) parashikimin e mekanizmave efektivë dhe funksionimin e institucioneve të ngarkuara me marrjen e masave konkrete për promovimin, respektimin e mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, si dhe për ngritjen e një sistemi të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e neglizhimit.

Muzhaqi në daljen e parë dukej e relaksuar dhe e buzëqeshur ndërsa pasi u pyet nga gazetarët për ngjarjen e rëndë, tha se nuk kishte kohë dhe se i duhej të largohej. Dalja e saj ngjalli shumë reagime, ku u kërkua edhe që të dorëhiqej, Muzhaqi si duket e ka kuptuar figurën që bëri në daljen e mëparshme dhe ka kërkuar ndjesë nëse është keqkuptuar nga publiku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re