Policia belge thotë se ka sekuestruar rreth 28 tonë kokainë me vlerë në tregun e pakicës rreth 1,4 miliardë euro. Sipas autoriteteve belge sekuestrimi është bërë pas dekriptimit të një rrjeti te fshehtë telefonik të përdorur nga kriminelët.

Sasia totale, 27,64 tonë, është sekuestruar në një periudhë 6-javore, që prej 20 shkurtit, me 11 tonë të sekuestruar natën mes 2 dhe 3 prillit, tha Policia Federale Belge në një deklaratë për mediat.

Specialistët e Policisë arritën të futeshin në mesazhet e koduara të trafikantëve, që përdorin një shërbim mesazhesh të quajtur Sky ECC, duke marrë kështu informacion rreth dërgesave të kokainës.

Kjo nuk është herë e parë që teknologjia tradhton trafikantët. Vitin e kaluar, agjenci të ndryshme lgijzbatuese europiane arritën të infiltroheshin në platformën EncroChat dhe siguruan prova për disa prej grupeve kryesore kriminale, duke bërë arrestime të shumta në disa shtete.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb