Skip to content

I vihet flaka banesës së Klodian Çalamanit në Fier

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Është djegur mesditën e sotme banesa e Klodian Çalamanit në fshatin Grecalli në Fier, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Burime bëjnë me dije për Fax News se banesa e Çalamanit është djegur së bashku me orenditë.

Nuk dihet ende motivi i rënies së zjarrit, ndërkohë që banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit.

Çalamani jetonte i vetëm në banesën që sot është përfshirë nga flakët, ndërkohë që aty dyshohet se u vra dhe vogëlushi Mateo, dhe më pas u tentua që të groposej në oborr.

“Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia e Fierit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë