Skip to content

I vranë të atin në 21 janar/ Flet i biri i Faik Myrtaj: Kini besim, kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund

Ditën e djeshme u bë publik fakti se janë rihapur hetimet nga prokuroria e Tiranës për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar të vitit 2011.

Lidhur me çështjen e 21 janarit, është prononcuar për mediat edhe i biri i njërit prej personave që mbeti viktimë në protestën e bërë, Faik Myrtaj.

I biri i Faik Myrtaj, u shpreh se shpresa e tij e vetme ishte tek SPAK dhe se ksihte besim se drejtësia të vihej në vend.

“Kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund, thjesht është çështje kohe. Themelet e reformës në drejtësi sapo janë vendosur dhe kini të gjithë besim se këtë çështje do t’a çojmë deri në fund”– u shpreh për mediat, i biri i Faik Myrtaj.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb