Para se zgjedhësit e 6 marsit t’i nënshtrohen të njëjtës procedurë, asaj të identifikimit elektronik këto pajisje do të pastrohen përfundimisht nga çdo e dhënë. Procesi i zhdukjes së shenjave të gishtërinjve të votuesve në parlamentaret e 25 prillit do të bëhet në prezencë edhe të përfaqësuesve politik, për të fshirë çdo hije dyshimi.

 

“LEALBA PELINKU

NENKRYETARE E KQZ

Çfarëdolloj e dhëne që është ruajtur në kujtesën e brendshme dhe në server të zgjkedhjeve të 25 prillit do të asgjësohet 100 për qind.”

 

Të vetmet të dhëna që do të ruhen janë rastet për të cila prokuroria është ende në hetim. Edhe në këtë rast, ato nuk do të qëndrojnë në asnjë nga pajisjet e identifikimit elektronik por në një tjetër bazë të dhënash elektronike.

 

“Me eventualitetin që prokurorisë do t’i duhet nga ana e KQZ-së marrja apo verifikimi i mëtejshëm i këtyre të dhënave, KQZ-ja do të verpojë më një ruajtje në back-up dhe menjëherë pasi të mbarojë procesi i hetimit, KQZ do të veprojë në mënyrë të njëjtë më asgjësimin e këtyre të dhënave.”

 

Si shqetësim, për zbatimin e teknologjisë në të gjitha qendrat e votimit në të gjashtë bashkitë kur do të votohet për kryebashkiakët e rinj, mbetet gjetja e operatorëve për zonat e thella.

 

“Duke pasë parasysh që zgjedhjet bëhen në fillimin e marsit, koha është ende e ftohtë dhe ka zona që parashikohet që deri në mars apo në prill kanë vështirësi për shkak të klimës, dëborës. Parashikojmë që disa qendra votimi të paraqesin të njëjtën vështirësi për mbulimin e tyre me operatorë, por kjo mbetet për tu parë. KQZ është e angazhuar maksimalisht.”

 

Në krahasim me parlamentaret e prillit, për banorët e Vorës do të jetë më i thjeshtë votimi për herë të parë elektronikisht. Fleta e votimit është më pak e ngarkuar. Ajo përmban vetëm emrat e kandidatëve për kryebashkiakë që priten të jenë fare pak.

 

Vora do të jetë edhe bashkia e parë që do të nxjerrë rezultatin. Vullneti politik do të lexohet pak minuta pasi votimi të mbyllet. Në 6 mars, në bashkinë Vorë, nuk do të përsëritet skenari i njësisë 10-të në Tiranë në zgjedhjet e prillit, ku rezultati u shpall me 12 orë vonesë, pasi partitë politike sollën si justifikim, demoralizimin e numëruesve.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re