Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një takim me përfaqësuese të partitive politike ditën e nesërme (e mërkurë 13 janar), ku do të diskutohet për identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 prillit. Gjithashtu një çështje tjetër diskutimi do të jetë edhe vota  emigrantëve për të parë se a do të mundësohet që ata të votojnë nga jashtë trojeve shqiptare.

Nëpërmjet një  njoftim dërguar selive të partive KQZ kërkon që takimi të zhvillohet ditën e nesërme, ku orari pritet të jetë rreth orës 15:30.

“Duke marrë në konsideratë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qëndrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ dëshiron të zhvillojë një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në KQZ”, thuhet ne njoftimin e dërguar përfaqësuesve te partive politike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re