Arkeologe Belis Muka ishte e ftuar në emisionin ‘Identitet’ ku tregoi se në qytetin antik të Finiqit ka struktura të periudhës perandorake romake dhe se strukturat më të hershme shtrihen në zonën  lindore të vendbanimit.

Ndër të tjera ajo tha se restaurimi i këtyre zonave është një hallkë shumë e rëndësishme për arkeologët dhe ky proces duhet të vijë në momentin që kuptohen ashtu siç duhet strukturat.

“Pjesa më e hershme shtrihet në zonën lindore të vendbanimit, pikërisht aty ne kemi strukturat më të hershme. Restaurimi, konsolidimi si hallkë e parë e një procesi shumë të rëndësishëm, ne si arkeologe jemi të qartë që duhet të vijë në momentin që kuptojmë strukturat ashtu siç duhet. Tashmë jemi të qartë për atë që përfaqëson pikërisht ky sektor i rëndësishëm i qytetit, i cili nuk është vetëm në shek. III-II para erës tonë, por në një teracë më poshtë janë të tëra strukturat e periudhës perandorake romake.

Ajo që është interesante është se Finiqi në histroinë e tij është përqendruar pikërisht në kodër. Qyteti vazhdon deri në shekullin XVI. Janë gjurmët arkeologjike të zbuluara edhe në një strukturë religjoze  e cila lidhet me një kult bektashi shumë interesant. Natyrisht unë këtu rimarr kërkimet e kolegëve që janë marrë me këtë çështje. Kemi aktivitet njerëzor që shkon deri në shekullin e XVI”- tha Muka.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re