Profesori Ilir Gëdeshi nga Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore, duke folur për emigrimin e shqiptarëve, deklaroi se migrimi po merr trajtën e “ikjes së trurit” nga vendi.

Gërdeshi tha se po ikin nga Shqipëria studentët më të mirë dhe më e keqja është se ata nuk duan të kthehen më në masë të madhe. Ai shton se kjo ndodh, për shkak se ata nuk shikojnë përmirësim të gjendjes në vendlindje.

“Nga Shqipëria po ikin edhe të arsimuarit. Emigrimi po merr trajtën e “ikjes së trurit”. Vendet para dhe pas Shqipërisë janë të Afrikës ose të Azisë. Fenomeni sa vjen e po bëhet më shqetësues. Shqipëria ka 18 mijë studentë jashtë.

Po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Rreth 94 për qind e studentëve jashtë duan të qëndrojnë në vendin ku studiojnë dhe mos kthehen më.

Kjo është diçka e rëndë për vendin. Kjo ndodh, sepse studentët nuk shohin të ardhme apo përmirësim të gjendjes në Shqipëri.

Po emigron rinia, që është edhe perspektiva e vendit”, tha Gërdeshi.