Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj, shkruan se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë kryetari i grup-seksionit nr. 1 të degës së PD-së Patos, Xhevit Sula.

“Xhevit Sula, kryetar i Grupseksionit nr 1 te deges se PD-se Patos ka nderruar jete mengjesin e sotem nga nje atak kardiak! Familje e hershme demokratesh, anetar kryesie ďhe kontribues ne vite.

Ikja e tij e befte, pervecse na ka shokuar eshte nje humbje e madhe per PD-ne dhe shoqerine. U prehsh ne paqe mik i dashur! Ngushellime Lides (bashkeshortes) dhe dy femijeve si dhe gjithe miqve e te afermve! Do te na mungosh shume” shkruan Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re